Regjistrohuni për Newsletter AFM Marubi
Lajme të përditësuar në lidhje me aktivitetet e AFM Marubi!
* = fusha e kërkuar

mundësuar nga MailChimp!

Shkolla

Që prej 2008, AFMM është anëtare me të drejta të plota në CILECT (Centre de Liaison des Ecoles de Cinéma et Télévision), shoqata e shkollave të filmit kryesore në botë, pas një procesi njohjeje dhe inspektimesh profesionale.

Si shkolla e parë e filmit në Shqipëri e themeluar në Tiranë në Tetor 2004 nga Orafilm Shtëpia Kinematografike, me mbështetjen e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë Lumière, gjithashtu vepron në përputhje me Ligjin për Kinematografinë nr. 8096, datë 21.03.1996 ndryshuar me Ligjin Nr. 9353 datë 03.03.2005. AFMM është një institucion jopublik i arsimit të lartë i njohur nga Qeveria Shqiptare si Akademia e Filmit & Multimedia Marubi me Status të Veçantë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.229 dt.26.04.2018 (VKM 229 dt 26042018), dhe i akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendimet Nr.227 datë 26.05.2008, Nr.111 datë 15.12.2017, dhe së fundmi vendimi nr.2 datë 24.01.2020, deri më 23/01/2025.

Qëllimet
  • Zbulimi, përgatitja dhe kualifikimi i talenteve të rinj në industrinë e filmit dhe audiovizuale.
  • Shkëmbimi i kontakteve dhe aftësive rajonale midis talenteve të reja në Evropën Jug - Lindore.
  • Përmirësimi i kapaciteteve teknike dhe krijuese në rajon.
  • Përmirësimi i figurave ekonomike, tregtare dhe artistike në Shqipëri dhe në rajon.
  • Rigjallërimi i procesit të filmit industrial.
  • Sigurimi i teknikëve të kualifikuar për industrinë e medias dhe filmit.
Metodologjia

Metodologjia e mësimdhënies bazohet në mësime teorike dhe detyra praktike të frymëzuara në traditën më të mirë të industrisë së audiovizualit dhe të filmit Evropiane dhe Amerikane.

AFMM punon me 16 Profesorë dhe Profesionistë Shqiptarë, si dhe shumë Profesorë dhe Profesionistë të huaj nga e gjithë bota.

Mësimet mbahen kryesisht në shqip, por gjithashtu në anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

Studentët përfshihen me rotacion në praktikë, në të gjithë zinxhirin e prodhimit, numerik dhe optik, imazhi dhe tingulli.

Shpërndarja e fondeve – Orafilm shpk (AFMM).

Për çdo vit në buxhetin e në Orafilm shpk (AFMM) parashikohet mënyra e përdorimit të fondeve, të cilat ndahen në tre kategori të mëdha si më poshtë:

  1. Shpenzime për personelin
  2. Shpenzime për projekte kinematografike
  3. Shpenzime për pajisje

Zëri Shpenzime për personelin është zëri më i rëndësishëm dhe zë mesatarisht 41% të përdorimit të fondeve. Në këtë zë përfshihen:

  • Shpenzime pagë për personelin pedagogjik dhe personelin administrativ
  • Shpenzime për kontribute të sigurimeve shoqërore
  • Shpenzime për kontribute të sigurimeve shëndetësore
  • Honorarë dhe shpenzime të tjera për mësimdhënie

Zëri Shpenzime për projekte kinematografike zë mesatarisht 37% të përdorimit të fondeve. Në këtë zë përfshihen:

  • Honorarë për projekte
  • Blerje të drejte shfaqje filmash
  • Anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe kombëtare.

Zëri Shpenzime për pajisje zë 20% të përdorimit të fondeve

NË FILM BESOJMË
sq