Kriteret e pranimit
Sipas statusin tuaj (viti i diplomimit nga shkolla e mesme), fillimisht duhet të aplikoni online përmes platformës së Ministrisë https://ualbania.al/
Bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015, në Statutin dhe rregulloren e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi mbi kriteret e pranimit, me propozim të Drejtores Administrative dhe të Njësisë së Produksioneve, Këshilli Akademik i AFMM,
VENDOSI
I. Kriteri i parë është mesatarja minimale e vendosur sipas VKM për regjistrimet në programet e studimit në fushën e arteve në institucionet e Arsimit të Lartë.
Pranimi në AFMM bëhet në dy etapa.
II. Aplikimi për konkursin e pranimit në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi bëhet me depozitimin e dosjes së aplikimit, e cila përmban:
- Formularin e regjistrimit në konkursin e pranimit të plotësuar dhe të firmosur
- një Curriculum Vitae
- Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave; ose Dëftesën e shkollës së mesme të fituar jashtë vendit, të njehsuar dhe ekuivalentuar nga MASR në Shqipëri; ose dëftesë pjekurie të shkollës së mesme (kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011); si edhe çertifikatën përkatëse, të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore;
- 2 fotografi,
- një kopje dokumenti identifikimi (letërnjoftim ose pasaportë),
- dhe në rast se ka, çertifikatë të gjuhës së huaj.
III. Mbas plotësimit të dosjes, kandidatët pranohen në konkursin e pranimit i cili zhvillohet në tre faza përpara komisionit të pranimit në AFMM:
- test për kulturën e përgjithshme (me gojë),
- test për kulturën kinematografike (me shkrim),
- një ushtrim fotografik me 3 foto/story.
- Gjithashtu testohet gjuha të cilën kandidati pretendon se zotëron, në rast mungese të çertifikatës.