Që prej 2008, AFMM është anëtare me të drejta të plota në CILECT (Centre de Liaison des Ecoles de Cinéma et Télévision), shoqata e shkollave të filmit kryesore në botë, pas një procesi njohjeje dhe inspektimesh profesionale.
Si shkolla e parë e filmit në Shqipëri e themeluar në Tiranë në Tetor 2004 nga Orafilm Shtëpia Kinematografike, me mbështetjen e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë Lumière, gjithashtu vepron në përputhje me Ligjin për Kinematografinë nr. 8096, datë 21.03.1996 ndryshuar me Ligjin Nr. 9353 datë 03.03.2005. AFMM është një institucion jopublik i arsimit të lartë i njohur nga Qeveria Shqiptare si Akademia e Filmit & Multimedia Marubi me Status të Veçantë, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.229 dt.26.04.2018 (VKM 229 dt 26042018), dhe i akredituar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me vendimet Nr.227 datë 26.05.2008, Nr.111 datë 15.12.2017, dhe së fundmi vendimi nr.2 datë 24.01.2020, deri më 23/01/2025.