Regjistrohuni për Newsletter AFM Marubi
Lajme të përditësuar në lidhje me aktivitetet e AFM Marubi!
* = fusha e kërkuar

mundësuar nga MailChimp!

Njoftim punësimi

Njoftim punësimi

Kërkohet një Përgjegjës Teknik me kohë të plotë

Kriteret e Punësimit të Përgjegjësit teknik të AFMM

  • Të ketë mbaruar studimet e larta universitare për kinematografi dhe media.
  • Të flasë dhe shkruajë në gjuhën angleze.
  • Të këtë njohuri praktike dhe teknike të të gjithë dispozitivit teknik dhe pajisjeve të xhirrimit të kinematografisë dhe medias si dhe pajisjeve të projeksionit.
  • Të ketë njohuri praktike dhe teknike të pajisjeve të montazhit të zërit dhe figurës si dhe të post-produksionit në tërësi.
  • Të ketë aftësi organizative dhe të punës në ekip.
  • Të ketë njohuri të funksionimit administrativ, institucional dhe akademik.
  • Kusht specifik i detyrës është gatishmëria shumë e lartë dhe mundësia e nevojës për punë gjatë mbrëmjes dhe fundjavave.

Detyrat e Përgjegjësit Teknik të AFMM

  • Zbatimi i Statutit dhe Regulloreve të AFMM.
  • Koordinimi i ngushtë dhe i plotë me Njësinë e Produksioneve nën varësinë e të cilës funksionon dhe me Këshillin Akademik dhe Drejtorinë Administrative të AFMM.
  • Mirëmbajtja, kategorizimi, inventarizimi, përditësimi dhe administrimi i parkut të pajisjeve të AFMM.
  • Organizimi dhe zbatimi teknik i të gjitha aktiviteteve kinematografike dhe kulturore të shkollës brenda dhe jashtë AFMM dhe në të gjithë vendin dhe për projekte të veçanta edhe jashtë shtetit.
  • Organizimi i lëvizjeve të aparaturave, organizimi i studiove të montazhit dhe mbështetja teknike e të gjitha produksioneve të fimave studentorë të AFMM në bashkëpunim me NJP, KA dhe DA.
  • Pjesëmarrja në programe të trajnimit, formimit dhe edukimit në vazhdim brenda dhe jashtë vendit.
  • Detyrat e PT të AFMM duhet të karakterizohen nga: Shpejtësi reaguese dhe parashikim. Aftësi në marrjen e nismave, autonomi. Aftësi për të qenë i gjithanshëm. Seriozitet dhe gjithëpërfshirje.

Të interesuarit të dërgojnë CV-in me email tek magali@afmm.edu.al

Njoftim punesimi 2024_web

No Comments

Post A Comment
sq