Sipas Kalendar i Aplikimit universitar 2022-2023:
Aplikantët në raundin e tretë të regjistrimit, viti akademik 2022-2023, dhe pas pjesëmarrjes në konkurs, duhet të kontrollojnë nëse janë të pranueshëm në këtë listë: Rezultatet Konkurs pranime 2022_R3
Procesi i regjistrimit për raundin e tretë të aplikantëve fillon në datë 28 tetor, ora 09:00, duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
- Diploma e Maturës, me nota
- Dy fotografi personale
Aplikantët e tjerë, të cilët janë të regjistruar në platformën UAlbania, duhet të paraqiten drejtpërdrejt tek sekretaria e Akademisë Marubi për konkurim dhe proces aplikimi deri më 8 nëntor 2022.
Pas 8 Nëntorit, asnjë regjistrim nuk do të pranohet.