Sign up for AFM Marubi Newsletter
News and updates about AFM Marubi's activities !
* = required field

powered by MailChimp!

#Shteg me Edmond Tupja

#Shteg me Edmond Tupja

Të hënën dt. 17 shkurt, do të shfaqet rrëfimi me 4 episode të shkrimtarit, përkthyesit dhe publicistit Edmond tupja.
Në orën 11:00 – 11:55, në kinemanë e Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi, me prezencën e autorit, do të bëhet premiera e këtyre rrëfimeve.

Ky cikël i parë prej 395 minutash për letërsinë do të mbetet pasuri arkivore e shteg.al, për shikuesit/ dëgjuesit, kuriozët, studiuesit vendas/ të huaj dhe pasuesit e gjuhës shqipe.


Që prej datës 20 janar, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 11:00, Qendra Multimediale Shteg (www.shteg.al) ka filluar të shfaqë në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, rrëfimet dokumentarë të realizuar mbi jetën dhe punën e disa prej autorëve më të rëndësishëm të fushës së gjuhësisë, letërsisë, përkthimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare.


Rrëfimet e çdo autori janë ndarë në 3 episode 10-15 minutëshe, të cilat publiku mund t’i shikojë online në shteg.al, ndësa tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të shfaqen të plota për publikun në kinema.

Programi i shfaqjeve:

Premiera në AFMM Shfaqjet në www.shteg.al

Çdo ditë 1 episod i ri!

20 janar    Prof. Dr. Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes 20, 21, 22 janar
23 janar    Dr.David Hosaflook, studiues dhe përkthyes 23, 24, 25 janar
27 janar    Profesor Abaz Hoxha, inxhinieri i parë i Kinostudios “Shqipëria e re”, historian i Kinematografisë Shqiptare dhe Botërore, publicist   27, 28, 29 janar
30 janar    Visar Zhiti, shkrimtar, përkthyes dhe publicist 30,31, janar, 1 dhe 2 shkurt
  3 shkurt Rexhep Hida, përkthyes botues dhe publicist 3, 4, shkurt
  6 shkurt Akademik Fatos Kongoli, shkrimtar, përkthyes dhe publicist, 6, 7, 8 shkurt
10 shkurt Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese dhe publiciste 10, 11, 12 shkurt

13 shkurt

Nasi Lera, shkrimtar, përkthyes dhe publicist

13, 14, 15 shkurt

17 shkurt

Prof. Dr. Edmond Tupja shkrimtar, përkthyes dhe publicist 17,18,19 shkurt

Hyrja për publikun është e lirë!
Kjo nismë u realizua me mbështejten e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Galerisë ZENIT dhe punën vullnetare të miqve dhe dashamirësve të artit dhe kulturës shqiptare.

Prania juaj do të ishte e mirëpritur dhe e mirëseardhur!

Qendra Multimediale “Shteg”

No Comments

Post A Comment