Sign up for AFM Marubi Newsletter
News and updates about AFM Marubi's activities !
* = required field

powered by MailChimp!

#Shteg – Fatos Kongoli

#Shteg – Fatos Kongoli

Këtë javë do të shfaqen rrëfimet i përkthyesit dhe botuesit Rexhep Hida (të hënën 3 Shkurt 2020) dhe shkrimtarit, Fatos Kongoli (të enjten 6 Shkurt 2020).


Autori i dashur për shumë breza, Akademiku Fatos Kongoli është shkrimtar dhe matematikan shqiptar. Ai është përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe ka fituar çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare me librat e tij.


Që prej datës 20 janar, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 11:00, Qendra Multimediale Shteg (www.shteg.al) ka filluar të shfaqë në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, rrëfimet dokumentarë të realizuar mbi jetën dhe punën e disa prej autorëve më të rëndësishëm të fushës së gjuhësisë, letërsisë, përkthimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare.

Rrëfimet e çdo autori janë ndarë në 3 episode 10-15 minutëshe, të cilat publiku mund t’i shikojë online në shteg.al, ndërsa tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të shfaqen të plota për publikun në kinema.
Programi i shfaqjeve:

Premiera në AFMM Shfaqjet në www.shteg.al

Çdo ditë 1 episod i ri!

20 janar    Prof. Dr. Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes 20, 21, 22 janar
23 janar    Dr.David Hosaflook, studiues dhe përkthyes 23, 24, 25 janar
27 janar    Profesor Abaz Hoxha, inxhinieri i parë i Kinostudios “Shqipëria e re”, historian i Kinematografisë Shqiptare dhe Botërore, publicist 27, 28, 29 janar
30 janar    Visar Zhiti, shkrimtar, përkthyes dhe publicist 30,31, janar, 1 dhe 2 shkurt
  3 shkurt Rexhep Hida, përkthyes botues dhe publicist 3, 4, shkurt
  6 shkurt Akademik Fatos Kongoli, shkrimtar, përkthyes dhe publicist, 6, 7, 8 shkurt
10 shkurt Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese dhe publiciste 10, 11, 12 shkurt
13 shkurt Nasi Lera, shkrimtar, përkthyes dhe publicist 13, 14, 15 shkurt
17 shkurt Prof. Dr. Edmond Tupja shkrimtar, përkthyes dhe publicist 17,18,19 shkurt

 

Hyrja për publikun është e lirë!
Kjo nismë u realizua me mbështetjen e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Galerisë ZENIT dhe punën vullnetare të miqve dhe dashamirësve të artit dhe kulturës shqiptare.

Prania juaj do të ishte e mirëpritur dhe e mirëseardhur!

Qendra Multimediale “Shteg”

 

No Comments

Post A Comment
en_US