Sign up for AFM Marubi Newsletter
News and updates about AFM Marubi's activities !
* = required field

powered by MailChimp!

#Shteg – me Abaz Hoxha

#Shteg – me Abaz Hoxha

Të hënën, më 27 janar do të shfaqet premiera e “legjendës” së kinematografisë shqiptare, profesor Abaz Hoxha.

Një njeri me shumë pasione dhe vullnet, shembull frymëzues për brezat e rinj. Kemi nderin e veçantë të dëgjojmë rrëfimet e disa nga ngjarjeve të jetës së tij nën titullin “Pasionet e mia”, të veteranit të Luftës Nacional Çlirimtare, një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare dhe kuadri i parë i lartë me arsim profesional i saj.
Anëtar i Redaksisë së Arteve dhe Arkitekturës në Akademinë e Shkencave për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, themelues organizator.
17 vjet drejtues i Arkivit Shtetëror Qëndror të Filmave (Antar i Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave (FIAF) nga viti 1963. Anëtar i Këshillit Shkencor të AQSHF, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
Pedagog i Universitetit të Arteve dhe i Akademise së Filmit dhe Multimedias “Marubi” ku ka dhënë lëndën e Historisë së Kinematografisë Botërore dhe shqiptare.
Publiçist dhe autor i mbi 180 shkrimeve të karakterit problemor dhe studimor si dhe autor i 24 librave të botuara për kinematografinë shqiptare dhe botërore dhe figurave përfaqësuese të tyre. Hartues i Enciklopedisë së parë të Artit, etj.


Që prej datës 20 janar, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 11:00, Qendra Multimediale Shteg (www.shteg.al) ka filluar të shfaqë në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, rrëfimet dokumentarë të realizuar mbi jetën dhe punën e disa prej autorëve më të rëndësishëm të fushës së gjuhësisë, letërsisë, përkthimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare.

Rrëfimet e çdo autori janë ndarë në 3 episode 10-15 minutëshe, të cilat publiku mund t’i shikojë online në shteg.al, ndësa tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të shfaqen të plota për publikun në kinema.

Hyrja për publikun është e lirë!
Kjo nismë u realizua me mbështetjen e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Galerisë ZENIT dhe punën vullnetare të miqve dhe dashamirësve të artit dhe kulturës shqiptare.

Premiera në AFMM Shfaqjet në www.shteg.al

Çdo ditë 1 episod i ri!

20 janar    Prof. Dr. Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes 20, 21, 22 janar
23 janar    Dr.David Hosaflook, studiues dhe përkthyes 23, 24, 25 janar
27 janar    Profesor Abaz Hoxha, inxhinieri i parë i Kinostudios “Shqipëria e re”, historian i Kinematografisë Shqiptare dhe Botërore, publicist   27, 28, 29 janar
30 janar    Visar Zhiti, shkrimtar, përkthyes dhe publicist 30,31, janar, 1 dhe 2 shkurt
  3 shkurt Rexhep Hida, përkthyes botues dhe publicist 3, 4, shkurt
  6 shkurt Akademik Fatos Kongoli, shkrimtar, përkthyes dhe publicist, 6, 7, 8 shkurt
10 shkurt Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese dhe publiciste 10, 11, 12 shkurt
13 shkurt Nasi Lera, shkrimtar, përkthyes dhe publicist 13, 14, 15 shkurt
17 shkurt Prof. Dr. Edmond Tupja shkrimtar, përkthyes dhe publicist 17,18,19 shkurt

 

No Comments

Post A Comment
en_US