10 Feb #Shteg me Edmond Tupja
Të hënën dt. 17 shkurt, do të shfaqet rrëfimi me 4 episode të shkrimtarit, përkthyesit dhe publicistit Edmond tupja.
Në orën 11:00 – 11:55, në kinemanë e Akademisë së Filmit & Multimedias Marubi, me prezencën e autorit, do të bëhet premiera e këtyre rrëfimeve.
Ky cikël i parë prej 395 minutash për letërsinë do të mbetet pasuri arkivore e shteg.al, për shikuesit/ dëgjuesit, kuriozët, studiuesit vendas/ të huaj dhe pasuesit e gjuhës shqipe.
Që prej datës 20 janar, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 11:00, Qendra Multimediale Shteg (www.shteg.al) ka filluar të shfaqë në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, rrëfimet dokumentarë të realizuar mbi jetën dhe punën e disa prej autorëve më të rëndësishëm të fushës së gjuhësisë, letërsisë, përkthimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare.
Rrëfimet e çdo autori janë ndarë në 3 episode 10-15 minutëshe, të cilat publiku mund t’i shikojë online në shteg.al, ndësa tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të shfaqen të plota për publikun në kinema.
Programi i shfaqjeve:
Premiera në AFMM | Shfaqjet në www.shteg.al
Çdo ditë 1 episod i ri! |
|
20 janar | Prof. Dr. Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes | 20, 21, 22 janar |
23 janar | Dr.David Hosaflook, studiues dhe përkthyes | 23, 24, 25 janar |
27 janar | Profesor Abaz Hoxha, inxhinieri i parë i Kinostudios “Shqipëria e re”, historian i Kinematografisë Shqiptare dhe Botërore, publicist | 27, 28, 29 janar |
30 janar | Visar Zhiti, shkrimtar, përkthyes dhe publicist | 30,31, janar, 1 dhe 2 shkurt |
3 shkurt | Rexhep Hida, përkthyes botues dhe publicist | 3, 4, shkurt |
6 shkurt | Akademik Fatos Kongoli, shkrimtar, përkthyes dhe publicist, | 6, 7, 8 shkurt |
10 shkurt | Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese dhe publiciste | 10, 11, 12 shkurt |
13 shkurt |
Nasi Lera, shkrimtar, përkthyes dhe publicist |
13, 14, 15 shkurt |
17 shkurt |
Prof. Dr. Edmond Tupja shkrimtar, përkthyes dhe publicist | 17,18,19 shkurt |
Hyrja për publikun është e lirë!
Kjo nismë u realizua me mbështejten e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Galerisë ZENIT dhe punën vullnetare të miqve dhe dashamirësve të artit dhe kulturës shqiptare.
Prania juaj do të ishte e mirëpritur dhe e mirëseardhur!
No Comments