21 Jan #Shteg – me David Hosaflook
Që prej datës 20 janar, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 11:00, Qendra Multimediale Shteg (www.shteg.al) ka filluar të shfaqë në kinemanë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, rrëfimet dokumentarë të realizuar mbi jetën dhe punën e disa prej autorëve më të rëndësishëm të fushës së gjuhësisë, letërsisë, përkthimit dhe historisë së kinematografisë shqiptare.
Të enjten, më 23 janar do të shfaqet premiera e autorit, përkthyesit, misionarit të Shoqërisë Biblike, David Hosaflook, me titull “E kam bërë nga dashuria”, i cili na rrëfen se si ai erdhi në Shqipëri në vitin 1992, si misionar dhe se si u dashurua me shqiptarët dhe shqipen. Na rrëfen për misionarët amerikanë para tij dhe bashkëpunimin e ngushtë që ata kanë pasur me familjen e mirënjohur atdhetare Qiriazi. Përpjekjet e tyre për alfabetin e gjuhës shqipe, përkthimin e Biblës dhe ngritjen e shkollës së vashave në Korçë, më 23 tetor 1891.
Rrëfimet e çdo autori janë ndarë në 3 episode 10-15 minutëshe, të cilat publiku mund t’i shikojë online në shteg.al, ndësa tek Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të shfaqen të plota për publikun në kinema.
Programi i shfaqjeve:
Premiera në AFMM | Shfaqjet në www.shteg.al
Çdo ditë 1 episod i ri! |
|
20 janar | Prof. Dr. Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes | 20, 21, 22 janar |
23 janar | Dr. David Hosaflook, studiues dhe përkthyes | 23, 24, 25 janar |
27 janar | Profesor Abaz Hoxha, inxhinieri i parë i Kinostudios “Shqipëria e re”, historian i Kinematografisë Shqiptare dhe Botërore, publicist | 27, 28, 29 janar |
30 janar | Visar Zhiti, shkrimtar, përkthyes dhe publicist | 30,31, janar, 1 dhe 2 shkurt |
3 shkurt | Rexhep Hida, përkthyes botues dhe publicist | 3, 4, shkurt |
6 shkurt | Akademik Fatos Kongoli, shkrimtar, përkthyes dhe publicist, | 6, 7, 8 shkurt |
10 shkurt | Diana Çuli, shkrimtare, përkthyese dhe publiciste | 10, 11, 12 shkurt |
13 shkurt | Nasi Lera, shkrimtar, përkthyes dhe publicist | 13, 14, 15 shkurt |
17 shkurt | Prof. Dr. Edmond Tupja shkrimtar, përkthyes dhe publicist | 17,18,19 shkurt |
Hyrja për publikun është e lirë!
Kjo nismë u realizua me mbështetjen e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, Galerisë ZENIT dhe punën vullnetare të miqve dhe dashamirësve të artit dhe kulturës shqiptare.
No Comments