Sign up for AFM Marubi Newsletter
News and updates about AFM Marubi's activities !
* = required field

powered by MailChimp!

Prezantimi i projektit dokumentar “7 vidas 7 lagos”

Prezantimi i projektit dokumentar “7 vidas 7 lagos”

Ambasada e Spanjës në Shqipëri ka kënaqësinë të njoftojë projektin e dokumentarit “7 jetë 7 liqene“, me regji të José Luis López Linares.

Dabiz Riaño është një person i diagnostikuar me Sklerozë Laterale Amyotrofike (ALS). Në 10 vitet e fundit ai ka humbur një pjesë të madhe të lëvizshmërisë, por nuk ka humbur dëshirën për të jetuar dhe shijuar jetën e tij.

Nëpërmjet këtij projekti evidentohet jeta e shumë njerëzve që në çdo ditë të jetës së tyre përballen me pengesa, me mangësira, me vetminë dhe në një farë mënyrë na orienton për të luftuar drejt një shoqërie më të drejtë, të larmishme dhe gjithëpërfshirëse.

Mesazhi thelbësor i këtij projekti është dëshira për të jetuar, megjithë vështirësitë e gjithësecilit.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Daviz do bëjë prezantimin e projektin e tij, në datën 8 nëntor në orën 10:00, në Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi.

No Comments

Post A Comment
en_US