Methexis Project 2026 participation

Methexis Project 2026 participation

Pjesëmarrja e një studente në Methexis Project 2026 në Romë:

Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se studentja e programit Master i Arteve, me profil Regji Filmi dhe Audiovizuali, Anxhela Gaxhazi merr pjesë në projektin Methexis si anëtare e jurisë për Përzgjedhjen Ndërkombëtare të Filmit të Shkurtër në MedFilmFestival në Romë, Itali.

Gjithashtu ajo paraqiti filmin e saj “Në emër të Elizës” realizuar në kuadër të programit akademik 2025-2026, viti i parë i studimeve Master në Akademinë e Filmit & Multimedias Marubi.

Projekti Methexis është një përvojë unike me qëllime të forta edukative.

Në bashkëpunim me më shumë se 150 shkolla dhe universitete të kinemasë nga rajoni euro-mesdhetar, gjatë 23 viteve të fundit, Projekti Methexis ka mbledhur në Romë një grup të vogël studentësh të kinemasë, të përzgjedhur nga kombësi dhe prejardhje të ndryshme, për të qenë pjesë e Jurisë Zyrtare të Përzgjedhjes Ndërkombëtare të Filmit të Shkurtër në kuadër të Festivalit MedFilm.
Studentët ftohen të shikojnë, dëgjojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë diversitetin e gjuhës së tjetrit, duke bashkëvepruar brenda një hapësire të përbashkët dhe pjesëmarrëse, e cila mundëson një qasje të lirë nga diskriminimi dhe paragjykimet.

Me synimin për të nxitur përfshirjen e personave në disavantazh dhe për të stimuluar një takim konkret me “tjetrin”, falë bashkëpunimit me Ministrinë Italiane të Drejtësisë, pjesa tjetër e Jurisë Zyrtare përbëhet nga një grup të burgosurish të kombësive të ndryshme, që vijnë nga institucione të ndryshme penale italiane.

Së bashku, STUDENTËT dhe TË BURGOSURIT formojnë Jurinë Zyrtare të Përzgjedhjes Ndërkombëtare të Filmit të Shkurtër, e cila ndan Çmimin Methexis për filmin e shkurtër më të mirë, si dhe Çmimin Cervantes për filmin e shkurtër më inovativ në konkurs.
Dy komponentët e jurisë – studentët dhe të burgosurit – i shikojnë filmat e shkurtër veçmas, ku secili grup përzgjedh nga tre finalistë për çdo çmim. Më pas, ata takohen brenda burgut, diskutojnë dhe ballafaqojnë zgjedhjet e tyre, për të shpallur në fund fituesit e çmimeve Methexis dhe Cervantes. Takimi plenar drejtohet nga Presidenti i Jurisë, një ekspert i fushës i cili koordinon punën e anëtarëve të jurisë, duke udhëzuar studentët dhe të burgosurit në një përvojë tejet angazhuese. Është një punë që bazohet te shkëmbimi, edukimi ndërkulturor dhe ballafaqimi.

HOME EN

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

en_US