Masterclass by Jordi Mollà – 14 May 2026

Masterclass by Jordi Mollà – 14 May 2026

Masterclass nga Jordi Mollà

Më datë 14 Maj u organizua në mjediset e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi një Masterclass i aktorit, njëkohësisht skenarist dhe kineast spanjoll, Jordi Mollà, në një pjesëmarrje të jashtëzakonshme për herë të parë në Shqipëri.

Mollà është një emër suksesi në kinemanë spanjolle dhe ka njohur nominime të shumta dhe çmime kinematografike për disa role në karrierën e tij, ku ka luajtur edhe krah aktores së famshme Penelope Cruz, në filmin “Jamon, jamon”. Më tej ai njohu suksesin edhe me filmat e Hollywood-it, ku në vitin 2003 luajti krah Will Smith dhe Martin Lawrence në “Bad Boys 2”, në filmin “Elizabeth: the Golden Age”, në filmin “Hunting Season” krah Mel Gibson etj.

Studentët e AFMM patën mundësi të mësonin nga përvoja e gjatë kinematografike e aktorit dhe të frymëzoheshin si kineastë të ardhshëm.

Ardhja e aktorit kulmon të premten, më 15 Maj, ora 18.30, me shfaqjen e filmit “La buena estrella” nga regjisori Ricardo Franco, film i konsideruar si një kryevepër e kinemasë spanjolle. Shfaqja do të pasohet me një bisedë me aktorin për publikun e Tiranës.

Dy aktivitetet u mundësuan me mbështetjen e veçantë të Ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, z. Gabriel Cremades, një organizim në kuadrin e 40-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Spanjë- Shqipëri.

Retrospektiva e kinemasë spanjolle” është konceptuar si projeksione të zgjedhur filmash, që do të shfaqen falas për publikun çdo të premte, nga data 15 Maj deri më 12 Qershor, ku 5 filmat janë simbolikisht përfaqësues për çdo dekadë miqësie mes dy vendeve tona.

 

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.

en_US