Shpirtrat e lira të filmit – në Voskopojë

Shpirtrat e lira të filmit – në Voskopojë

Në vazhdën e një trashëgimie dhe një inspirimi për brezat e rinj, fillon programi kinematografik SHPIRTRA TË LIRË, i cili do të shndërrohet ndër vite si një ritual tjetër, pjesë e kulturës kinematografike. Në këtë ritual, përfshihen filma të metrazhit të shkurtër të realizuar nga të rinjtë që sjellin një optikë të re mbi fenomenet dhe tendencat e reja të komunikimit.

Me 28 Qershor, projeksioni në Voskopojën gjatë Akademisë e së Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve, në bashkëpunimin me Grupin Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, pasuar nga një diskutim mes publikut të ri dhe profesionistëve të fushës dhe regjisorëve. Nga arkivi prej 300 filmave të AFMM-së, realizuar nga studentët, u zhvillua një dialog mes artistëve të rinj dhe audienca e re mbi çështjet dhe fenomenet aktuale të shoqërisë.

Ky aktivitet zhvillohet nën projektin E DUA ❤️ KINEMANË me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacioni.

#educationthroughculture

No Comments

Post A Comment
en_US