Regjistrohuni për Newsletter AFM Marubi
Lajme të përditësuar në lidhje me aktivitetet e AFM Marubi!
* = fusha e kërkuar

mundësuar nga MailChimp!

Grant për Film Dokumentar

Grant për Film Dokumentar

International Human Rights Film Festival Albania – Youth Artivists for Change

IHRFFA dhe YAC ftojnë të gjithë kineastët të rinj të interesuar të aplikojnë për grantin e Produksion ose Post-Produksion të një film dokumentar për të drejtat e personave LGBTI.

Nëse keni patur një ide dhe jeni në fazën e produksionit ose post-produksionit, keni mundësinë të finalizoni projektin tuaj dhe të bëheni një Artivist i ri / e re.

Kjo thirrje është projektuar për t’u mundësuar artivistëve të rinj, që të fitojnë një grant për produksionin dhe të realizimin e ëndrrava të tyre.

Kineastët të rinj, do të inkurajohen të kryejnë post-produksionin e projektit të tyre, përmes grantit për një film dokumentar me vlerë 1,125 €, dhënë nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA) në kuadër të Queer Film Days (QFD ALBANIA), dhe Impact Your Doc grant.

Projektet filmike duhet të jenë detyrimisht mbi komunitetin LGBTI ne vend dhe në fazë produksion ose post-produksion.

Përzgjedhja e projekteve do të bëhet nga një juri ekspertësh mbi filmin dhe të Drejtat e Njeriut.

Ky Grant, jepet nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri (IHRFFA), në bashkëpunimin me Open Mind Spectrum Albania (OMSA), Stichting Art.1, International Queer & Migrant Film Festival Amsterdam, Queer Film Days (QFD ALBANIA), dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Hollandës.

Aplimi duhet kryer përmes Google Form (link)
Projekti fitues do të kontaktohet me email.
Data e fundit për aplikimin është 20 Dhjetor 2019.

 

No Comments

Post A Comment
sq