Master program

Master i Arteve

📣 Risi !
Program Master për vitin akademik 2025-2026 !

🎥 Për herë të parë, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi do të ofrojë një program studimi në ciklin e dytë të studimeve:

𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 𝐢 𝐀𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐅𝐢𝐥𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐦𝐞 𝐭𝐫𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐢𝐥𝐞:
– 𝐴𝑘𝑡𝑟𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝐾𝑎𝑚𝑒𝑟𝑎
– 𝑃𝑟𝑜𝑑𝑢𝑘𝑠𝑖𝑜𝑛
– 𝑅𝑒𝑔𝑗𝑖 𝐹𝑖𝑙𝑚𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝐴𝑢𝑑𝑖𝑜𝑣𝑖𝑧𝑢𝑎𝑙𝑖

 

Ky program do të zbatohet me 120 ECTS dhe me kohëzgjatje të plotë gjatë 2 (dy) viteve akademike.

Master i Arteve - Procedura

Aplikimi për të nisur studimet të ciklit dytë, Master i Arteve në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, bëhet duke dorëzuar dosjen pranë sekretarisë mësimore të AFMM, në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit (deri më 5 tetor 2026 për vitin akademik 2026-2027).

Dokumentacioni i Nevojshëm

  1. Formulari i aplikimit – plotësohet në sekretari.
  2. Fotokopje e diplomës së ciklit të parë të studimeve (Bachelor), e njësuar me origjinalin:
    – Për diploma të fituara në Shqipëri: të noterizuara ose të pajisura me vulën e njësimit.
    – Për diploma të fituara jashtë Shqipërisë: të shoqëruara me dokumentin zyrtar të njësimit në Republikën e Shqipërisë.
  3. Suplementi i diplomës – i njësuar me origjinalin.
  4. Fotokopje të noterizuar të diplomës së pjekurisë ose dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme. Në mungesë, duhet të paraqitet dublikatë e lëshuar nga Drejtoria e Shkollës së Mesme ose ZVA/DRAP përkatëse.
  5. Portofoli i punimeve – link ose prezantim fizik i filmave, fotove apo punimeve të tjera artistike (nëse ka).
  6. Curriculum Vitae (CV).
  7. Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
  8. Dy fotografi personale.

Tarifa vjetore e studimeve është 700 euro.

Mos hezitoni të na vizitoni në ambientet tona nga e hëna në të premten, në orarin 08:30–15:30, ose të na kontaktoni në:
📞 +355 69 207 9517
📩 info@afmm.edu.al

Kurrikula

Për vetë natyrën e AFMM-së, si shkollë e lartë profesionale në fushën e filmit dhe multimedias, lëndët teorike destinohen drejt praktikës dhe lëndët praktike përmbajnë elementë të fortë teorikë. Përgatitja teorike e përgjithshme përfshin, por jo vetëm:

• Semiotika e Kinemasë dhe Audiovizualit

• Filozofia e Imazhit

• Histori Karahasimore e Kinematografisë

 

Përgatitja teorike dhe praktike e profileve përfshin, por jo vetëm:
• Regji Filmi dhe Audiovizual
• Ekonomia Kulturore dhe e Drejta e Autorit
• Produksion
• Loja për Kamera
• Drejtimi Regjisorial
• Video-Arti
• Inteligjenca Artificiale (AI) dhe Storytelling
• Performanca Trupore
• Grimi ne Film dhe TV
• Skenografi dhe Kostumografi
• Art Disajn
• Muzika dhe Filmi

 

Produksioni përmban realizimin e një vepre duke integruar elementet si më poshtë:
• Skenar
• Regji
• Kamera
• Montazh
• Dosja e plotë e produksionit
• Produksioni
• Studio-Atelie

Diplomimi

Pas diplomimit dhe vlerësimit të filmit të diplomës, studenti do të marrë Diplomën Master i Arteve në Film dhe Media me profilin e zgjedhur:

  • 𝐴𝑘𝑡𝑟𝑖𝑚 𝑝𝑒̈𝑟 𝐾𝑎𝑚𝑒𝑟𝑎
  • Produksion
  • Regji 𝐹𝑖𝑙𝑚𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝐴𝑢𝑑𝑖𝑜𝑣𝑖𝑧𝑢𝑎𝑙𝑖
NË FILM BESOJMË
sq