Publikohet lista e fituesve në konkursin e raundit të dytë të aplikimeve, për programin Bachelor në Film dhe Media pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi: Rezultatet Konkurs pranime 2025_R2
Në datat 29 shtator deri 8 tetor 2025 sipas urdhrit nr. 157 dt 3.6.25 të QSHA dhe QNRRASH, kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin
përkatës, në sekretarinë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:00.
Kandidatët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokure nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kopje e dokumentit të identifikimit;
b) kopje të njehsuar me origjinalin të diplomës së matures shtetërore/dëftesës së pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatëse të notave;
c) deklaratën e cila plotësohet nga kandidati ne prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe që nënshkruhet prej tyre.
d) formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 2 (në sekretarinë mësimore).