Publikohet lista e fituesve në konkursin e raundit të parë të aplikimeve, për programin Bachelor në Film dhe Media pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi: Rezultatet Konkurs pranime 2026_R1
Në datat 26 gusht deri 8 shtator 2026 sipas urdhrit nr. 108 dt 15.6.26 të QSHA dhe QNRRASH, kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretarinë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, nga e hëna në të premte, ora 08:30 – 15:30.
Kandidatët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokure nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kopje e dokumentit të identifikimit;
b) kopje të njehsuar me origjinalin të diplomës së matures shtetërore/dëftesës së pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatëse të notave;
c) deklaratën e cila plotësohet nga kandidati ne prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe që nënshkruhet prej tyre.
d) CV
e) 2 fotografi
f) certifikatë e gjuhës së huaj (nëse ka)
Kalendari i aplikimeve 2026-2027 publikuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin e Lartë mund ta konsultoni këtu: Kalendari Aplikimit 2026-Ualbania-updated
Për më shumë, ju mirëpresim në ambientet tona në Kinostudio !

