Aplikimet në programin “Bachelor në Film dhe Media”
me profil Regji, ose Skenar, ose Kamera, ose Montazh
pranë Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi, janë të mbyllur !
Datat e aplikimeve kanë qënë :
Datat e aplikimeve kanë qënë :
Aplikantet e Raundit të Tretë, pasi të kenë verifikuar numrin e ID në listën : Listat ID R3_2020-2021_web
të regjistrohen për konkurs : Shkarkoni udhezuesi per aplikim konkurs 2020
Konkursi zhvillohet në tre faza përpara komisionit të pranimit në Akademinë Marubi, të premten 16 Tetor 2020 ora 10:00 :
• test për kulturën e përgjithshme (me gojë),
• test për kulturën kinematografike (me shkrim),
• një ushtrim fotografik me 3 foto/story.
Për më shumë informacion paraqituni pranë Akademisë Marubi (Adresa: Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio, në krah të Ministrisë së Kulturës) çdo ditë 10:00-14:30, ose n’a merrni në telefon 069 20 79 517.
Publikimi i fitueseve të konkursit në Raundin e Dytë, me numrin e ID në listë : R2 Konkurs_25092020
Për regjistrimin përfundimtar, fituesit duhet të paraqiten në sekretarinë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi nga data 30 Shtator për dorëzimin e fotokopjes së noterizuar të Diplomës së Maturës ose origjinali i cili do të fotokopjohet në sekretari, dhe deklaratën për vërtetësinë e të dhënave dhe dokumenteve, e cila plotësohet në sekretari, sipas kërkesave të Ministrisë së Arsimit.
Publikohet lista e fituesve në Raundin e parë për vitin akademik 2020-2021 : Rezultat R1 Konkurs_28082020
Kandidatët fitues duhet të paraqiten nga data 2 deri 15 Shtator, çdo ditë nga ora 10:00-14:30, për regjistrimin në Sekretarinë e Akademisë Marubi me dokumentacionin si më poshtë:
– Fotokopjen e noterizuar të Diplomës së Maturës ose origjinali i cili do të fotokopjohet në sekretari,
– Deklaratën për vërtetësinë e të dhënave dhe dokumenteve, e cila plotësohet në sekretari.
Kandidatët të paraqesin në sekretarinë e AFMM-së, dokumentat si më poshtë:
Për procedurën e njësimit të Diplomës së Shkollës së mesme, sipas informacionin e publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Shqipëri, dhe formulari aplikimi.
Për më shumë informacion paraqituni pranë Akademisë Marubi (Adresa: Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio, në krah të Ministrisë së Kulturës) çdo ditë 09:00-15:30. Ose n’a kontaktoni përmes emaili info@afmm.edu.al, dhe rrjetet social Instagram dhe Facebook.
Pranimi është me konkurim, i cili zhvillohet në tre faza përpara komisionit të pranimit në Akademinë Marubi, në datën 21 Shtator 2020 :
• test për kulturën e përgjithshme (me gojë),
• test për kulturën kinematografike (me shkrim),
• një ushtrim fotografik me 3 foto/story.
Bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë 80/2015, në Statutin dhe rregulloren e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi mbi kriteret e pranimit, me propozim të Drejtores Administrative dhe të Njësisë së Produksioneve, Këshilli Akademik i AFMM,
VENDOSI
Pranimi në AFMM bëhet në dy etapa.
Pagesa e regjistrimit për konkurrim : 5.000 Leke
Tarifa e shkollimit në ngarkim të Studentit – Studentës :
Viti I = 1900€ në vit (950€ semestri)
Viti II = 2000€ në vit (1000€ semestri)
Viti III = 2000€ në vit (1000€ semestri)
Shlyerja e detyrimit financiar ndaj shkollës bëhet ekskluzivisht çdo fillim semestri përmes bankë. Pagesat janë ekskluzivisht vetëm semestrale. Pagesat për vitin e plotë akademik apo për të tre vitet bashkë janë të ndaluara formalisht në AFMM.
Since 2016, a new procedure for application in High Education Institutions is applied by the Ministry of Education, Sport and Youth of Albania. Please for full procedure refer to the official web pages http://qsha.gov.al/ – http://www.arsimi.gov.al/ and https://ualbania.al/