Admission

Lista e fituesve në raundin e parë 2025-2026

Publikohet lista e fituesve në konkursin e raundit të parë të aplikimeve, për programin Bachelor në Film dhe Media pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi: Rezultatet e konkursit te Raundit 1 22 Gusht 2025

Në datat 29 gusht deri 11 shtator 2025 sipas urdhrit nr. 157 dt 3.6.25 të QSHA dhe QNRRASH, kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin
përkatës, në sekretarinë e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi, nga e hëna në të premte, ora 09:00 – 15:00.

Kandidatët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokure nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) kopje e dokumentit të identifikimit;
b) kopje të njehsuar me origjinalin të diplomës së matures shtetërore/dëftesës së pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatëse të notave;
c) deklaratën e cila plotësohet nga kandidati ne prani të punonjësit të sekretarisë mësimore dhe që nënshkruhet prej tyre.
d) formulari i aplikimit sipas shtojcës nr. 2 (në sekretarinë mësimore).

Lista e aplikanteve në raundin e parë 2025-2026

Publikohet lista e aplikanteve në raundin e parë, në programin Bachelor në Film dhe Media pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi: AFMM Bachelor në Film dhe Media – R1-Lista e Aplikantëve-web

Regjistrimi i konkurrentëve për konkursin e pranimit bëhet pranë sekretarisë mësimore duke nisur nga data 6 Gusht e deri më datë 21 Gusht 2025, nga e hëna në të premte, ora 08:00 – 16:00. Pagesa e regjistrimit për konkurrim : 5.000 Leke.

Konkursi do të zhvillohet të premten 22 Gusht 2025, nga ora 09:00 në Akademinë Marubi.

Kujdes! Vetëm aplikantët brenda platformës UAlbania lejohen të marrin pjesë në konkurs.

Kalendari i aplikimeve 2025-2026 publikuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin e Lartë mund ta konsultoni këtu: kalendari i aplikimit universitar 2025

Për më shumë, ju mirëpresim në ambientet tona në Kinostudio !

Aplikimet 2025-2026

Sipas urdhrit i përbashkët ndërmjet Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, nr. 157 dt 3.6.2025, kandidatët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit pranë zyrave të postës Shqiptare, në vlerën 2.000 Lek (dy mijë), deri me datë 28 Korrik.

Nga data 29 Korrik deri me 3 Gusht, aplikohet në platformën UAlbania duke zgjedhur programin e Filmit dhe Medias të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.

Lista e kandidatët për Raundin e Parë do të publikohet në datë 7 Gusht. Konkursi do të zhvillohet javën e 20 Gushtit 2025.

Kujdes! Vetëm aplikantët brenda platformës UAlbania lejohen të marrin pjesë në konkurs.

Kalendari i aplikimeve 2025-2026 publikuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin e Lartë mund ta konsultoni këtu: kalendari i aplikimit universitar 2025

Për më shumë, ju mirëpresim në ambientet tona në Kinostudio !

Për kandidatët nga trojet

Për kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, aplikimi në programin “Bachelor në Film dhe Media” me profil Regji, ose Skenar, ose Kamera, ose Montazh

Kandidatët të paraqesin në sekretarinë e AFMM-së, dokumentat si më poshtë nga data 2 deri me 13 Shtator 2025 :

  1. Formular aplikimi (për t’u plotësuar në sekretarinë)
  2. Dokumenti i lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopjen e diplomës/dëftesës dhe listës së notave.
  3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit
  4. dy fotografi.

Në bazë të dokumentacionit i depozituar, kandidatët do të thirren në Konkursin e pranimit të datës 16 Shtator 2025.

 

Për procedurën e njësimit të Diplomës së Shkollës së mesme, sipas informacionin e publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Shqipëri, dhe formulari aplikimi.

Për më shumë informacion paraqituni pranë Akademisë Marubi (Adresa: Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio, në krah të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë) çdo ditë 08:30-15:30. Ose n’a kontaktoni përmes emaili info@afmm.edu.al, dhe rrjetet social Instagram dhe Facebook.

Për kandidatët për program të dytë studimi

Për kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi në programin “Bachelor në Film dhe Media” me profil Regji, ose Skenar, ose Kamera, ose Montazh

Kandidatët të paraqesin në sekretarinë e AFMM-së, dokumentat si më poshtë nga data 1 deri me 12 Shtator 2025:

  1. formular aplikimi drejtuar AFMM-së për programin e studimit në të cilin aplikon (sipas formatit e ministrisë);
  2. deklaratën sipas formatit e ministrisë;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
  4. Fotokopje e noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  5. Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  6. Dy fotografi personale.

Komisioni i ngritur për aplikimin e kandidatëve në program të dytë shqyrton dosjen dhe organizon konkursin e pranimit brenda datës 23 Shtator 2025.

Për më shumë informacion paraqituni pranë Akademisë Marubi (Adresa: Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio, në krah të godinës qendrore të Kinostudios) çdo ditë 08:30-15:30. Ose n’a kontaktoni përmes emaili info@afmm.edu.al, dhe rrjetet social Instagram dhe Facebook.

Since 2016, a new procedure for application in High Education Institutions is applied by the Ministry of Education of Albania. Please for full procedure refer to the official web pages http://qsha.gov.al/http://www.arsimi.gov.al/ dhe https://ualbania.al/

Candidates have to dully fill the A1/A1Z forms at their high school secretariat or Regional Education Direction, which will enter the average grade on the online system.

The average grade will be calculated according to the Decision of the Council of Ministers of the Republic of Albania.

Candidates who apply to be admitted in study programs in the field of Art, as well as candidates of Albanian origin from the Republic of Kosovo, North Macedonia, Montenegro, Presheva, Medveja and Bujanovci are exempt from the obligation to meet the average grade criterion.

en_US