Admission

Aplikimet BACHELOR 2026-2027

Aplikimi kryhet në platformën UAlbania në periudhën 27 korrik – 1 gusht 2026

duke zgjedhur programin Bachelor në Film dhe Media në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi.

Lista e kandidatët për Raundin e Parë publikohet në datë 5 Gusht 2026.

Konkursi i raundit të parë do të zhvillohet në periudhën 17-20 gusht 2026.

Kujdes! Vetëm aplikantët brenda platformës UAlbania lejohen të marrin pjesë në konkurs.

Shpallja e fituesve të Raundit të Parë më datë 22 gusht 2026.

Kalendari i aplikimeve 2026-2027 publikohet nga Ministria përgjegjëse për Arsimin e Lartë këtu: https://ualbania.al/theme/files/Kalendari%20Aplikimit%202026-Ualbania-updated.pdf

Për më shumë informacion mbi aplikimet në arsimin e lartë, vizitoni faqen Ualbania.al dhe gjithashtu ju mirëpresim në ambientet tona në Kinostudio !

Aplikimet MASTER I ARTEVE 2026-2027

Dorëzimi i dosjes së aplikimit deri më 05 tetor 2026, pranë sekretarisë mësimore të AFMM-së.

Zhvillimi i konkursit të pranimit për program të Dytë nga data 6-12 tetor 2026.
Zhvillimi i konkursit të pranimit nga data 6-16 tetor 2026.

Shpallja e listës së fituesve për program të Dytë më 16 tetor 2026.
Shpallja e listës së fituesve më 19 tetor 2026.

Regjistrimi i kandidatëve fitues për program të Dytë nga data 19-23 tetor 2026.
Regjistrimi i kandidatëve fitues deri më 9 nëntor 2026.

Për më shumë informacion mbi aplikimet në arsimin e lartë, vizitoni faqen Ualbania.al dhe gjithashtu ju mirëpresim në ambientet tona në Kinostudio !

Aplikimi për studimet të ciklit dytë, Master i Arteve, bëhet duke dorëzuar dosjen pranë sekretarisë mësimore të AFMM, në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit (si më lartë).

Dokumentacioni i Nevojshëm

  1. Formulari i aplikimit – plotësohet në sekretari.
  2. Fotokopje e diplomës së ciklit të parë të studimeve (Bachelor), e njësuar me origjinalin:
    – Për diploma të fituara në Shqipëri: të noterizuara ose të pajisura me vulën e njësimit.
    – Për diploma të fituara jashtë Shqipërisë: të shoqëruara me dokumentin zyrtar të njësimit në Republikën e Shqipërisë.
  3. Suplementi i diplomës – i njësuar me origjinalin.
  4. Fotokopje të noterizuar të diplomës së pjekurisë ose dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme. Në mungesë, duhet të paraqitet dublikatë e lëshuar nga Drejtoria e Shkollës së Mesme ose ZVA/DRAP përkatëse.
  5. Portofoli i punimeve – link ose prezantim fizik i filmave, fotove apo punimeve të tjera artistike (nëse ka).
  6. Curriculum Vitae (CV).
  7. Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
  8. Dy fotografi personale.

Tarifa vjetore e studimeve është 700 euro.

Mos hezitoni të na vizitoni në ambientet tona nga e hëna në të premten, në orarin 08:30–15:30, ose të na kontaktoni në:

📞 +355 69 207 9517

📩 info@afmm.edu.al

Për kandidatët nga trojet

Për kandidatët nga Republika e Kosovës, me origjinë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, aplikimi në programin “Bachelor në Film dhe Media” me profil Regji, ose Skenar, ose Kamera, ose Montazh

Kandidatët të paraqesin në sekretarinë e AFMM-së, dokumentat si më poshtë nga data 2 deri me 13 Shtator 2026 :

  1. Formular aplikimi (për t’u plotësuar në sekretarinë)
  2. Dokumenti i lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që vërteton se diploma e arsimit të mesëm është njohur, të shoqëruar me fotokopjen e diplomës/dëftesës dhe listës së notave.
  3. Fotokopja e dokumentit të identifikimit
  4. dy fotografi.

Në bazë të dokumentacionit i depozituar, kandidatët do të thirren në Konkursin e pranimit të datës 16 Shtator 2026.

 

Për procedurën e njësimit të Diplomës së Shkollës së mesme, sipas informacionin e publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Shqipëri, dhe formulari aplikimi.

Për më shumë informacion paraqituni pranë Akademisë Marubi (Adresa: Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio, Tiranë), çdo ditë 08:30-15:30. Ose n’a kontaktoni përmes emaili info@afmm.edu.al, dhe rrjetet social Instagram dhe Facebook.

Për kandidatët për program të dytë studimi

Për kandidatët që aplikojnë për program të dytë studimi ose për transferim studime në programin “Bachelor në Film dhe Media” me profil Regji, ose Skenar, ose Kamera, ose Montazh

Kandidatët të paraqesin në sekretarinë e AFMM-së, dokumentat si më poshtë nga data 1 deri me 12 Shtator 2026:

  1. formular aplikimi drejtuar AFMM-së për programin e studimit në të cilin aplikon (sipas formatit e ministrisë);
  2. deklaratën sipas formatit e ministrisë;
  3. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
  4. Fotokopje e noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  5. Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë);
  6. Dy fotografi personale.

Komisioni i ngritur për aplikimin e kandidatëve në program të dytë / Transferim studime shqyrton dosjen dhe organizon konkursin e pranimit brenda datës 23 Shtator 2026.

Për më shumë informacion paraqituni pranë Akademisë Marubi (Adresa: Rr. Aleksandër Moisiu, Nr.78, Kinostudio, Tiranë) çdo ditë 08:30-15:30. Ose n’a kontaktoni përmes emaili info@afmm.edu.al, dhe rrjetet social Instagram dhe Facebook.

Since 2016, a new procedure for application in High Education Institutions is applied by the Ministry of Education of Albania. Please for full procedure refer to the official web pages http://qsha.gov.al/http://www.arsimi.gov.al/ dhe https://ualbania.al/

Candidates have to dully fill the A1/A1Z forms at their high school secretariat or Regional Education Direction, which will enter the average grade on the online system.

The average grade will be calculated according to the Decision of the Council of Ministers of the Republic of Albania.

Candidates who apply to be admitted in study programs in the field of Art, as well as candidates of Albanian origin from the Republic of Kosovo, North Macedonia, Montenegro, Presheva, Medveja and Bujanovci are exempt from the obligation to meet the average grade criterion.

en_US