Sipas urdhrit i përbashkët ndërmjet Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar, nr. 157 dt 3.6.2025, kandidatët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit pranë zyrave të postës Shqiptare, në vlerën 2.000 Lek (dy mijë), deri me datë 28 Korrik.
Nga data 29 Korrik deri me 3 Gusht, aplikohet në platformën UAlbania duke zgjedhur programin e Filmit dhe Medias të Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.
Lista e kandidatët për Raundin e Parë do të publikohet në datë 7 Gusht. Konkursi do të zhvillohet javën e 20 Gushtit 2025.
Kujdes! Vetëm aplikantët brenda platformës UAlbania lejohen të marrin pjesë në konkurs.
Kalendari i aplikimeve 2025-2026 publikuar nga Ministria përgjegjëse për Arsimin e Lartë mund ta konsultoni këtu: kalendari i aplikimit universitar 2025
Për më shumë, ju mirëpresim në ambientet tona në Kinostudio !