Aplikimi për t’u bërë kandidat për të nisur studimet të ciklit dytë, Master i Arteve, bëhet duke dorëzuar dosjen pranë sekretarisë mësimore të AFMM, në datat e përcaktuara nga Ministria e Arsimit (në pritje për vitin 2026-2027).
N’a kontaktoni me email info@afmm.edu.al për procedurën e plotë dhe lista e dokumenteve që duhen paraqitur në dosjen e aplikimit.
Dokumentacioni i Nevojshëm
- Formulari i aplikimit – plotësohet në sekretari.
- Fotokopje e diplomës së ciklit të parë të studimeve (Bachelor), e njësuar me origjinalin:
– Për diploma të fituara në Shqipëri: të noterizuara ose të pajisura me vulën e njësimit.
– Për diploma të fituara jashtë Shqipërisë: të shoqëruara me dokumentin zyrtar të njësimit në Republikën e Shqipërisë.
- Suplementi i diplomës – i njësuar me origjinalin.
- Fotokopje të noterizuar të diplomës së pjekurisë ose dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme. Në mungesë, duhet të paraqitet dublikatë e lëshuar nga Drejtoria e Shkollës së Mesme ose ZVA/DRAP përkatëse.
- Portofoli i punimeve – link ose prezantim fizik i filmave, fotove apo punimeve të tjera artistike (nëse ka).
- Curriculum Vitae (CV).
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit.
- Dy fotografi personale.
Tarifa vjetore e studimeve është 700 euro.
Mos hezitoni të na vizitoni në ambientet tona nga e hëna në të premten, në orarin 08:30–15:30, ose të na kontaktoni në:
📞 +355 69 207 9517
📩 info@afmm.edu.al