04 Sht IHRFFA – Konkurs Video
Në kuadër të edicionit të 15-të, International Human Rights Film Festival Albania në bashkëpunim me Qendrën për Hapje dhe Dialog, organizojnë konkursin video për të rritur ndërgjegjësimin e brezave të rinj lidhur me të drejtat e njeriut. Nxënësit dhe studentët nga mosha 14 deri 22 vjeç me kombësi Shqiptare, janë të ftuar të shprehen artistikisht përmes imazhit dhe tingullit mbi një nga temat: ‘Të Drejtat e Grave’ ose ‘Të Drejtat e Fëmijeve’.
– Rregullore mbi konkursin:
Video duhet të jetë me kohëzgjatje maksimale 2 minuta.
Video duhet të xhirohet me një celular ose tabletë në format horizontal.
Video mund të montohet brenda ose jashtë telefonit.
Videot pa montazh gjithashtu pranohen.
Efektet vizuale mund të shtohen në post-produksion.
Pjesëmarrësi është i ftuar të respektojë formatet e mëposhtme të videove: .MP4 ose .MOV.
Videot duhet të jenë punë origjinale të aplikantit.
Kolazh foto/video të marra nga internet pa të drejtat e shfrytëzimit do të përjashtohen automatikisht nga konkursi.
Çmimi i parë fitues i konkursit është një stazh në COD, për një periudhë prej 3 (tre) muaj.
Shpallja e fituesve do të organizohet gjatë festivalit IHRFFA dhe tre videot më të mira do të publikohen në faqen YouTube të Festivalit.
➜ Kohëzgjatja e Konkursit
Datat e konkurimit – Deri më 20 Shtator
Shpallja e fituesit – 23 Shtator ora 17:00
Publikim online i 3 videove më të mira në platformat e IHRFFA-së – nga data 24 Shtator 2020
Deri me 20 Shtator pjesëmarrësit ftohen të dërgojnë videot e tyre
në adresën e e-mailit: info@ihrffa.net
No Comments