Regjistrohuni për Newsletter AFM Marubi
Lajme të përditësuar në lidhje me aktivitetet e AFM Marubi!
* = fusha e kërkuar

mundësuar nga MailChimp!

“Motër e Vëlla” me regji nga Ajola Daja

“Motër e Vëlla” me regji nga Ajola Daja

Premiere e filmit “Motër e Vëlla” me regji nga Ajola Daja

20 min – 2016 – Shqipëri – Dramë
me Sokol Angjeli, Alesia Xhemalaj, Genti Decka, Rene Lybesha…

Synopsis: Flori, 12 vjeç, dhe Edona, 20, pas vdekjes së mamasë së tyre, jetojnë shumicën e kohës vetëm. Flori, ka filluar të ndjekë nga pas motrën e tij. Kurioz dhe xheloz në të njejtën kohë, për të parë me kë komunikon Edona, ai shkon në dhomën e saj dhe kontrollon kompjuterin e saj. Më pas ai del nga shtëpia dhe fillon ta ndjekë. Edona gjëndet në pyll bashkë me Eraldin, të dashurin e saj. Djali i vogel do t’i shohë bashkë. Dashuria e dy të rinjve do të shkaktojë një tragjedi të paparashikuar.

 

Ajola Daja ka mbaruar studimet për Skenar në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi në vitin 2013. Eshtë skenariste e filmave të shkurtër artistik “Pas Perdes” (2012), “Meti” (2012), “Një gjest i vogël” (2013), “Dikushi tjetër” (2013), “Lola” (2013), “Music Box” (2014), “Ana” (2015), skenar dhe regji në dokumentaret “Mësim Pianoje” (2015), “Matilda” (2013), skenariste në filmin e gjatë “Derë e hapur”. Prej disa muajsh producente në shtëpinë filmike A.R.Production.

No Comments

Post A Comment
sq