Regjistrohuni për Newsletter AFM Marubi
Lajme të përditësuar në lidhje me aktivitetet e AFM Marubi!
* = fusha e kërkuar

mundësuar nga MailChimp!

Ditët e Filmit Çek dhe Sllovak – MËSUESJA me regji të Jan Hrebejk

Ditët e Filmit Çek dhe Sllovak – MËSUESJA me regji të Jan Hrebejk

Ambasada e Republikës Çeke dhe Ambasada e Republikës së Sllovakisë në Tiranë në bashkëpunim me Akademinë e Filmit Marubi kanë kënaqësinë t'ju ftojnë në Ditët e Filmit Çek dhe Sllovak.

Shfaqjet do të zhvillohen në datat 11, 12 dhe 18, 19 tetor 2022 në Akademinë e Filmit Marubi.

Të mërkurën 12 tetor 2022 në orën 19.00.

"Mësuesia" (Ucitelka)

me regji nga Jan Hrebejk

102 min – 2016 – Sllovaki, Çeki
Me subtitrat anglisht

 

Sinopsi: Që nga ardhja e mësueses së re, Maria Drazdechova, në një shkollë periferike të Bratislavës në vitin 1983, jeta është kthyer përmbys për nxënësit dhe prindërit. Bindja për sjelljen e korruptuar të mësuesit dhe një nga tentativat për vetëvrasje të nxënësve që mund të lidhet me këtë çështje, bën që drejtori i shkollës të thërrasë prindërit e nxënësve për një takim urgjent që do të vërë papritur në rrezik të ardhmen e të gjitha familjeve. Atyre u kërkohet të nënshkruajnë një peticion për të larguar zonjushën Drazdechova nga shkolla.

No Comments

Post A Comment
sq