
11 Pri Shpirtrat e lira të filmit – te Shkolla “28 Nëntori” Shkodër
Në vazhdën e një trashëgimie dhe një inspirimi për brezat e rinj, fillon programi kinematografik SHPIRTRA TE LIRE, i cili do të shndërrohet ndër vite si një ritual tjetër, pjesë e kulturës kinematografike. Në këtë ritual, përfshihen filma të metrazhit të shkurtër të realizuar nga të rinjtë që sjellin një optikë të re mbi fenomenet dhe tendencat e reja të komunikimit.
Projeksioni në Shkollën “28 Nëntori” të Shkodrës, pasuar nga një diskutim mes publikut të ri dhe profesionistëve të fushës dhe regjisorëve. Nga arkivi prej 300 filmave të AFMM-së, realizuar nga studentët, u zhvillua një dialog mes artistëve të rinj dhe audienca e re mbi çështjet dhe fenomenet aktuale të shoqërisë.
#educationthroughculture
No Comments